Gjërat që çdo mashkull i palumtur
do të donte t'i thoshte partneres

Gjërat që çdo mashkull i palumtur<br />do të donte t'i thoshte partneres
Femrat kanë gjithë kohës ankesa dhe nuk ngurojnë t'i ulërasin nga maja e malit, por meshkujt janë më të rezervuar. Ata mund të jenë njerëzit më të palumtur në botë megjithatë shumë rrallë zgjedhin të ndajnë shqetësimet me partneret e tyre, aq më tepër kur problemi qëndron tek to.

“Do të doja të më vlerësonte pak më shumë, si p.sh të jetë më e dashur kur shkoj në shtëpi në mbrëmje dhe jo të më presë me akuza dhe një listë të të gjitha gjërave që nuk i kam bërë mirë. E di që është e vështirë të kudjesesh për fëmijët dhe shtëpinë, por duhet ta dijë që edhe unë kam kaluar të gjithë ditën duke punuar dhe erdha në shtëpi me një tren plot me njerëz.” 46-vjeç, 21 vite i martuar.
 
“Kur jeni të lidhur dhe dilni në takime romantike, argëtohesh shumë. Pori  gjithë ai argëtim largohet sapo martohesh. Do të ishte mirë nëse bashkëpunonim herë pas here për t’ia kaluar mirë bashkë. Të dy jemi të mbingarkuar nga përgjegjësitë dhe ajo mendon se planet duhet t’i bëj unë. Po, do të ishte më romantike për të nëse do t’i planifikoja unë gjërat, por ndjenja është reciproke.” 39 vjeç, 6 vite i martuar.
 
“E di që edhe unë kam faj dhe zakonisht i mar gjërat si të mirëqena, por nuk e duroj dot gruan time kur përpiqet të jetë e përgjegjshme gjatë gjithë kohës. Ajo përpiqet të jetë një nënë e mirë, por s’do të ishte keq sikur të bisedonim normalisht për jetën dhe jo vetëm për vajzën dhe rolin e saj në shfaqjen e shkollës.” 42 vjeç, 14 vite i martuar.
 
“Më kanë cilësuar shpesh si ‘romantik të pandreqshëm’. Njëherë rrëmbeva të dashurën time që dilja në atë kohë dhe i thashë që do ta kalojmë javën e ardhshme në Xhamaika. Ndejtëm në shtëpi, përpara zjarrit dhe pamë filma të vjetër romantikë dhe e shijova shumë. Mbrëmja nuk duhet të mbarojë në shtrat domosdoshmërisht për mua që të jem e lumtur. Fatkeqësisht gruaja ime nuk është më romantike dhe ndihem sikur ‘arma ime më e fortë’ po nënvlerësohet.” 49 vjeç, 26 vite i martuar.
 
“Gruaja ime ishte më e ‘pangopur’ dhe me më shumë eksperiencë në seks sesa unë kur jemi njohur fillimisht, por sapo u martuam gjithçka ndryshoi. Pasi u konsultuam me një terapist ajo pranoi se ishte shtirur si ‘dhelpërake’ që të bija në dashuri me të. Nuk mund të presësh që unë të jem dakord me diçka të tillë. Përveç kësaj, seksi është shumë i rëndësishëm në një lidhje.” 33 vjeç, 4 vjet i martuar.
 
“Mendova se po tregohesha një djalë i mirë duke e lejuar atë të marrë vetë të gjitha vendimet në shtëpi rreth gjërave që do hamë, si të dekorojmë shtëpinë dhe kur filluam familjen tonë, por që atëherë e kam kuptuar se kjo është një nga arsyet pse asaj i ka ardhur në majë të hundës me mua.” 31 vjeç, 4 vite i martuar.
 
“Bashkëshortja ime iu përkushtua fesë pasi u martuam dhe tani ka krijuar disa standarde shumë të larta të asaj që quhet ‘një e krishterë e mirë’. Unë përpiqem të bëj gjithçka për të por nuk është kurrë e mjaftueshme. Ndihem i dërrmuar emocionalisht dhe seksualisht, sepse nuk besojs e do të mund të jetoj sipas pritshmërive të saj. Si mund të sillesh sikur e do dikë kur ata nuk të respektojnë mjaftueshëm për të të konsideruar të barabartë?” 49 vjeç, 12 vjet i martuar.
 
“Unë shqetësohem për gruan time, por nuk ka aspak intimitet në martesën tonë, kështu ka qenë për pesë vite dhe ajo nuk e ka aspak problem. E kemi diskutuar shumë herë dhe në mendjen e saj nuk ka asgjë që nuk shkon me një marrëdhënie pa seks. Pra ajo nuk është e interesuar dhe unë nuk do ta detyroj. Nuk ka ‘eksitim’ për mua nëse të dy njerëzit nuk e duan diçka, por shpresoj që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen”. 44 vjeç, 18 vite i martuar.
“Meshkujt sot supozohet të sinkronizohen me bashkëshortet emocionalisht, por kur diçka nuk shkon, femrat presin që burrat t’i rregullojnë. Do të doja që edhe ajo ta kuptontë sa i stresuar apo i trembur jam unë dhe të jetë më mbështetëse kur duhet të bashkojmë forcat”. 43 vjeç, 5 vite i martuar.
 
“Gruaja ime është mësuese dhe sjell gjithnjë në shtëpi punime të studentëve, duke neglizhuar gjërat që ndodhin në shtëpi. Duket sikur unë jam i vetmi që përpiqet. E kam ndihmuar edhe me projektet në punë që të kalojmë më shumë kohë bashkë. E kuptoj që një punë kërkuese të merr rreth 40 orë në javë. Por projekti do të mbarojë, studentët do të diplomohen. Martesa është deri në vdekje.” 26 vjeç, 8 muaj i martuar.
mashkull
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)