Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë

Kampi i emigrantëve në Gjadër

Në pritje të marrjes së një zgjidhje ligjore nga ana e drejtësisë, kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit, duket se do te boshatisen edhe nga stafi përveç faktit që nuk kanë azilkërkues. Nga kjo e shtunë stafi I përkujdesjes kryesisht ata mjekësor do të ndërpresin marrëdhëniet e punës.

Gazeta italiane La Repubblica shkruan, se qeveria italiane ka ndërprerë kontratat me këtë pjesë të stafit, ndërsa që prej kësaj fundjave në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbeten vetëm disa policë italianë.

Qeveria italiane ka këmbëngulur se misionet me azilkërkuesit do të vijojnë, por siç thotë gazeta, ndërprerja e kontratave të punës për stafin shëndetësor thotë të kundërtën.

Qeveria Meloni mbetet në pritje të vendimit të gjykatës europiane në fund të këtij muaji për çështjen e shumë debatuar.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Dopieta kundër Andorrës, UEFA fut Rey Manajn në listë për 'Lojtarin më të mirë'! Ja ku mund të votoni

Dopieta kundër Andorrës, UEFA fut Rey Manajn në listë për 'Lojtarin më të mirë'! Ja ku mund të votoni