TIRANE- Afro 15 mijë shtetas shqiptarë rrezikojnë të mos ushtrojnë të drejtën e votës dhe kjo për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Ndërsa askush nuk flet për këtë të drejtë të mohuar dhe pse ligjërisht këta qytetarë duhet të votojnë si të gjithë ne pa pasur frikën e askujt.
Rreth 5 mijë familje kanë minimalisht 15 mijë votues, që kërkojnë detyrimisht mbështetjen e shtetit, edhe të policisë që të shkojnë në votime. Për shkak të konflikteve dhe mungesës së kujdesit të shtetit për të evidentuar këto familje nga hasmëria, nuk gjejnë dot mundësinë e votimit.
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i japin të drejtë çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur 18 vjeç, qoftë edhe datën e zgjedhjeve, të votojë. Por me kushtin, që të jetë i aftë për të vepruar dhe të jetë i regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Por me sa duket këtë të drejtë, institucionet përgjegjëse nuk mund t'ua garantojnë këtyre qytetarëve!
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com