Gjakmarrja,“bileta shqiptare”
për në Tokën e Premtuar belge

Gjakmarrja,“bileta shqiptare” <br />për në Tokën e Premtuar belge
SHKODER - Fran Nikolli është afro të 60- tave dhe është sekretari i "Misionarëve të Nënë Terezës për Paqe", me origjinë nga Dukagjini i Shkodres, ndërsa prej 20 vitesh merret me pajtimin e gjaqeve në Shqiperi, në bazë të kodit mesjetar të Lek Dukagjinit.
Megjithëse zyrtarët shqiptarë thonë se grindjet e ashtuquajtura të gjakmarrjes – të cilat u rikthyen edhe njëherë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës - janë në rënie, Nikolli dhe kolegët e tij janë më të zënë se asnjëherë tjetër në lëshimin e vërtetimeve për gjakmarrjen.
Qindra shqiptarë, kryesisht nga rajoni verior i Shkodrës, kanë aplikuar për azil politik në Belgjikë në dy muajt e fundit, duke pretenduar se grindjet me një tjetër familje po vënë jetën e tyre në rrezik.
Balkan Insight ka zbuluar se organizata e Nikollit dhe OJQ-të tjera të ngjashme po ju shesin dhjetra familjeve vërtetime dhe çertifikata duke thënë se ata mund të bëhen viktima të një hakmarrje fatale nëse ata nuk marrin azil në Europë.
Këto dokumente variojnë me çmime të ndryshme, dhe lëshohen nga këto shoqata edhe pse nuk mund te jesh i perfshire ne konflikte me persona të tjerë.

NJË SY PËR NJË SY:

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një kod shekullor që mbulon çdo aspekt të jetës, i cili ende ka ndikim më shumë zona të vendit, kryesisht ne veri, madje me shume se kodi penal.
Ai përcakton procedurat e detajuara për gjakmarrje, bazuar lirshëm në parimin e “një sy-për-një sy”. Kur dikush është vrarë, familja e viktimës mund të marrë hak jo vetëm kundër vetë vrasësit, por edhe kundër të gjithë meshkujve te fisit.
Për shkak të natyrës dhe rregullave mbi ndëshkimin, shpesh- here është e vështirë për të punuar saktësisht se kush është në rrezik.
BE hoqi vizat për shqiptarët më 15 dhjetor, 2010, dhe tashmë qytetarët shqiptarë mund te levizin lirshem në zonën e Evropës, Shengen, pa viza.
Regjimi i ri u lejon shtetasve shqiptarë të udhëtojnë brenda kufijve të BE-së për 90 ditë çdo gjashtë muaj, por ata nuk janë lejuar të punojnë dhe duhet të paraqesin prova që janë në gjendje për të mbuluar shpenzimet financiare të udhëtimit.
E ndërkohë, pas liberalizimit të regjimit të vizave ka pasur disa aplikime për azil në Evropën Perëndimore.
Në muajt e Shtatorit dhe Tetorit autoritetet belge kane vërejtur një rritje të madhe të numrit të shqiptarëve azil- kërkues, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Tiranën zyrtare se, pas kësaj rritjeje të papritur mund të jenë rrjetet kriminale, të cilat po përfitojnë ekonomikisht.
Freddy Rosemont, kreu i azilit të Belgjikës dhe Migracion, i cili kohët e fundit vizitoi Tiranën për të njoftuar autoritetet lokale, tha se 240 qytetarë shqiptarë kërkuan azil politik që nga fillimi i tetorit, krahasuar me vetëm 44 në shtator.
"Nëse ky trend vazhdon deri në fund të muajit, numri i azilkërkuesve shqiptarë [në Belgjikë] do të arrijë në rreth 400," tha Rosemont në një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë me shefin e policisë shqiptare, Hysni Burgaj.
"Pas këtyre njerëzve që po bien pre e gënjeshtra është një organizatë e tërë - rrjetet që ofrojnë dokumentet dhe letrat e rreme në këmbim për shuma të mëdha parash," shtoi ai.

GJAKMARRJA IME E RREME:

Gjatë një takimi në fillim të tetorit, Nikolli kuptoi se unë isha duke kërkuar për një vërtetim te gjakmarrjes, ai shkoi direkt në temë duke më pyetur nëse dikush nga familja ime kishte qenë ndonjëherë i përfshirë në një konflikt, dhe veçanërisht nëse konflikti ka rezultuar me ndonjë viktimë, me person të vrarë apo të plagosur.
"Hmm ... ky është një problem, por edhe për këtë problem ka një zgjidhje," me qortoi Nikolla, pasi mori vesh se askush nga familja ime nuk kishte kryer vrasje apo ndonje krim te mundshem gjate kohëve të fundit.
"Megjithatë, edhe kjo mund te rregullohet," shtoi ai, pasi u mendua për disa çaste.
Një ditë më vonë Nikolla më bëri një dokument, në te cilin shkruhej se xhaxhai im, pas kthimit të tij nga Greqia ku ai jeton si emigrant, u përfshi në një aksident.
Pasi shoferi që gërvishti makinën e tij nuk pranoi të paguante dëmet, xhaxhai im, pas një debati të ashpër, kishte qëlluar dhe plagosur atë dhe më pas familja e viktimës më kishin zgjedhur mua si një objektiv për kryerjen e hakmarrjes.
"Tani jeta juaj është në rrezik dhe ju nuk mund të jetoni më gjatë në Shqipëri", tha Nikolli me krenari. "Ky dokument do kryejë punë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund t’ju jepet azili në BE," shtoi ai.
Nikolli tha se organizata e tij kishte lëshuar 220 vërtetime të ngjashme në të dy muajt e fundit, dhe sipas tij kishin rezultuar të suksesshme ne aplikimet për azil politik në vendet e BE- së.
Por, numri i viktimave të perfshira ne gjakmarrje gjatë viteve të fundit ka njohur ulje, bazuar edhe në deklaratën e zëdhënëses së rajonit të policisë së Shkodrës, Farbardha Çelepia, e cila thotë se: “Vetëm rreth 240 persona ne qarkun e Shkodres janë të përfshirë në gjakmarrje, ndersa gjate viteve te fundit ky problem eshte duke u minimizuar", tha Çelepija.
Ndërkohë, sipas organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA, ka prodhuar një studim për rrethin e Shkodrës dhe ka identifikuar e dokumentuar 94 familje të ngujuara. Kjo është databaza e parë e saktë e prodhuar, e cila tregon se fenomeni i gjakmarrjes dhe ngujimit, edhe pse jo me qindra e mijëra, ekziston.


TË DHËNA TË NEVOJSHME:

Por meqenese ngjarja e "gjakmarrjes" sime nuk ishte e vërtetë, por një trillim, Nikolli me kërkoi lekë me shumë për të më pajisur me vërtetim. “Gjetja e “gjaksit” kushton 250 euro pasi “gjaku” është sajuar se po të ishte i vërtetë nuk do të kushtonte më shumë se 150 Euro” , shpjegoi ai.
Ne ramë dakord që të takohemi pas disa ditësh më vonë, kur unë te isha i pajisur me të holla për të marrë certifikatën time. Ndërkohë, pas alarmit nga autoritetet belge, policia shqiptare nisi hetimin ndaj këtyre shoqatave që lëshonin vertetime, duke vështiresuar punën e Nikollit, por edhe të shumë shoqatave të tjera që merren me nxjerrjen e vërtetimeve.
Në aktakuzë nga policia e shtetit u përfshinë edhe dy zyrtarë lokal, kreu i komunas Postribë dhe kryetari i qytetit të vogël të Koplikut, te cilët kishte lëshuar edhe certifikata të rreme për gjakmarrje në dobi të azilkërkuesve.
Megjithate të dy zyrtarët kanë mohuar akuzat.
Pas këtyre akt- akuzave, më 24 tetor, komunikimi me Nikollin u bë shume i vështirë. Kur kontaktova përsëri ai kishte ndërprere lëshimin e vërtetimeve.
"Unë nuk mund të leshoj më çertifikata tani për tani, pasi policia dhe shërbimet sekrete janë pas meje," tha ai.
Por, bashkëpunetorët e Nikollit në biznesin e lëshimit te certifikave për gjakmarrje nuk janë edhe aq të frikësuar ndaj policisë.
Në emër te Gjin Mekshit, kryetarit të Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar, "Nënë Tereza", një tjetër OJQ që vepron në Shkodër, një tjetër person me ofron një dokument të ngjashëm me të njëjtën histori në lidhje me krimin imagjinar të kryer nga xhaxhai im. Madje, vërtetimi tashmë më ofrohet edhe me një zbritje.
"Kjo është 200 € për ju sepse ju jeni një gazetar," me deklaron personi që më leshon vërtetimin .

(Hetimi është mbështetur nga shoqata daneze për gazetari hulumtuese, FUJ, nën programin e saj SCOOP.)



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume