TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 35 vjet burg për Festim Korrën, i cili akuzohet se vrau Hyqmet Pishën në qershor të vitit 2013.

Hyqmet Pisha 45 vjeç, babai i dy fëmijëve kishte vetëm 15 ditë që ishte liruar nga burgu, pasi kishte kryer dënimin me 11 vjet burg për akuzën e vrasjes me paramendim të Qamil Korrës, vëllait të autorit.

Në seancën e ardhshme priten pretendimet e palës mbrojtëse dhe më pas Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin.

Në vitin 1994 Qamil Korra, vëllai i Festim Korrës vret me thikë Artur Pishën, i cili ka qenë djali i vëllait të viktimës Hyqmet Pisha. Në 1999 Hyqmet Pisha vret Qamil Korrën, vëllanë e Festim Korrës. Në qershor të vitit 2013, Festim Korra vret Hyqmet Pishën. Festim Korra akuzohet për vrasje me paramendim.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)