GJAKOVE - Nën një organizim letraro-muzikor, mbrëmë nga Komuna e Gjakovës është bërë përurimi i sheshit “Ali Podirmja” si dhe zbulimi i bustit të poetit të shquar në dyvjetorin e vdekjes së tij në Lodeve të Francës. Para adhuruesve të fjalës së shkruar dhe qyterarëve tjerë, Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, teksa shprehur vlerësimet e saj për poetin gjakovar, i cili u bë i njohur me krijimtarinë letrare-poetike, tha se sheshi tani është në ndërtim e sipër pasi busti i tij është zbuluar së fundmi.
Lidhur me këtë bust të poetit, Lila ka falenderuar fondacionin “Behgjet Pacolli” për investimin si dhe skulptorin Luan Mulliqi i cili ka derdhur në bronz portretin e Podrimes.
Skulptori Luan Mulliqi, si krijues dhe mik i poetit, ka pohuar se ndjehet krenar se Gjakovës po i rikthehet dinjitetit kulturor. Fjalë përkujtuese për poetin ka shprehur edhe krijuesi dhe përkthyesi Agim Byci, pastaj Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës “Papa Klementi XI” në Suedi, si dhe Gent Salihu, nipi i poetit, i cili ka falënderuar gjithë kontribuuesit që Ali Podrimja, pas bustit tani në qytetin e tij të lindjes ka edhe sheshin me emrin e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com