Gjaku i Elvana Gjatës...!

Gjaku i Elvana Gjatës...!
Edhe pse ka pasur një axhendë të ngjeshur koncertore, sidomos gjatë periudhës së fundvitit, Elvana Gjata i ka dhënë fund videoklipit të saj “Gjaku im”. Kënga e premtuar prej kohësh më në fund do të publikohet në fund të dhjetorit, por këngëtarja ende nuk ka dhënë një datë të saktë kur do të lançohet në ekran klipi i ri. Në faqen e saj zyrtare sapo është shfaqur posteri i videoklipit, duke na lënë në ankth me atë që pritet të zbulohet. Por ajo që vihet re në posterin e klipit janë imazhet krejt ndryshe të këngatares nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani. Kënga “Gjaku im” është pjesë e albumit të dytë, duke bërë kështu që Elvana të finalizojë me sukses vitin 2011, pasi fitoi Top Fest 8 si dhe publikoi gjithashtu me vlerësime maksimale albumin e saj të dytë “Afër dhe larg”.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim