TIRANE- Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” kryetari i ri i PLL, Sulejman Gjana flet për ristrukturimin dhe mëvetësimin e partisë, bashkimin kombëtar, monarkinë, 21 janarin dhe opozitën.
Garuat e fituat për kryetar i PLL duke i dhënë fund drejtimit 15 vjeçar të Ekrem Spahisë. Pse ju besuan legalistët..?
Besoj se platforma që paraqita në Kuvendin e 8 të PLL përkonte me aspiratat e legalistëve që synojnë një frymë të re në drejtimin e partisë e orientimin tonë politik. PLL është një parti specifike në spektrin politik shqiptar dhe legalistët kanë një traditë të gjatë kontributesh për vendin dhe kombin dhe, që janë faktuar në periudha të ndryshme, si para e gjatë Luftës Dytë Botërore, gjatë diktaturës komuniste dhe pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë.
Shqiptarët kanë të drejtë të presin më shumë nga politika, legalistët kanë vullnetin që ti përgjigjen kërkesave legjitime të popullit, duke i ofruar popullit një alternativë origjinale që bazohet në idealet dhe përvoja shtetformuese e jona. Platforma ime në Kuvend bazohej në shtyllat ideologjike e programore të PLL dhe besoj se ishte pikërisht çfarë prisnin legalistët.
Ndoshta ka ndikuar dhe fakti që unë kam lindur jashtë shtetit në një familje e arratisur pas Luftës dhe s’kam pasur asnjëherë lidhje me komunizmin; që e njoh mirë Legalitetin përderisa që në fëmijërinë time kam qenë në kontakt me të, pasi babai im ishte anëtar i strukturave drejtuese te partisë në mërgim; që jam i edukuar me dy fakultete jashtë shtetit e kam një përvojë dhe botëkuptim perëndimor, bashkëkohor e realist si dhe fakti që kam dhënë një kontribut të vazhdueshëm në PLL që prej 1992. E konsideroj si nder të drejtoj sot partinë që krijuan patriotët e atdhetarët më të spikatur të vendit tonë.
Cila mendoni se do jetë e reja që do sillni në drejtimin e PLL, ndërkohë që ju jeni jashtë Kuvendit për të dytin mandat radhazi?
Konsideroj se drejtimi i një partie duhet të jetë një proces me faza të qarta ku sigurisht krijimi ose rikthimi në identitet duhet të zë një vend qendror. Për një kohë të gjatë, PLL është asimiluar me subjekte të tjera politike dhe kjo e ka zbeh edhe rolin e legalitetit si dhe seriozitetin tonë. Qëllimi im, që u konfirmua edhe në Kuvend, është që PLL të afirmohet me profilin e vet, të pavarësohet nga ndikimet e jashtme dhe të jetë aktive në skenën politike duke paraqitur vizionin e vet për qeverisjen e vendit në të gjitha fushat që prekin jetën e qytetarëve.
Për fat të mirë PLL s’ka pasur pushtet në duar gjatë 23 viteve të fundit dhe asnjë prej gabimeve të shumta që janë bërë deri më sot s’mund t’i faturohet PLL. Shqiptarët kanë mundësi që të zgjedhin e nëse janë të kënaqur me ata që i kanë qeverisur dhe i qeverisin sot le të vazhdojnë. Besoj se pas 23 viteve pluralizëm shqiptarët janë koshientë se ka ardhur koha që shteti, qeveria e politikanët duhet të merren seriozisht me qytetarët dhe nevojat e tyre dhe të mos i konsiderojnë vetëm për llogaritë elektorale.
Shumë parti monarkiste, është pjesë e programit tuaj bashkimi i në një parti të vetme?
Në dijeninë time, nuk ka parti të tjera monarkiste aktive në Shqipëri. Por ju garantoj se vullneti im është që të bashkojmë rreth PLL jo vetëm legalistët e nacionalistët e vendit tonë por dhe të gjithë ata që duan të punojnë për të mirën e popullit dhe të vendit, duke shikuar vetem interesat afatgjata të kombit dhe brezave të ardhshme.
Jeni në koalicion me PD të Berishës, që për 8 vite bëri reforma të majta, por dhe me PR, ndërsa ju kërkoni monarkinë Kushtetuese. Cila do të ishte zgjidhja ideale për të cilën do të luftoni?
Asnjë parti politike nuk mund të pretendojë se mund të realizojë gjithë programin e saj për një mandat, aq më tepër në kushtet e një koalicioni. Pra dhe PLL synon që të realizoje programin e saj gradualisht, brenda mundësive dhe kushteve që i ofron elektorati. Për mendimin tim zgjidhja ideale për Shqipërinë do të ishte realizimi i bashkimit kombëtar ku si hap të parë, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohëshin në një formë institucionale që mund të jetë një “Konfederatë Shqiptare” ose “Federatë Shqiptare” me Mbretin në krye.
Besoj se kjo formulë do zgjidhte edhe çështjen e njohjes së Kosovës dhe të anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare e do të përshpejtonte edhe anëtarësimin tonë në BE duke u mundësuar njëherësh entiteteve të ndryshme të konfederatës ose federatës që të vazhdojnë të kenë secila Kuvendin e qeverinë e saj. Pra prerogativat e politikës dhe politikanëve në të dyja anët e kufirit tonë aktual ndërshqiptar nuk do të cënoheshin por kombi ynë do të dilte më i fortë dhe populli do të përfitonte.
Do kërkoni referendum për formën e regjimit, po pozicioni i trashëgimtarit të fronit, Princit Leka në raport me PLL?
PLL mban raporte të ngushta me Princin Leka dhe unë e konsideroj të nevojshme që gjithë subjektet e tjera politike të zhvillojnë marrëdhënie institucionale dhe të sinqerta po aq të ngushta sa tonat me Princin e familjen mbretërore. Në fund të fundit, Princi duhet vlerësuar për pozicionin e vet jashtë politikës dhe duhet parë si një instrument në shërbim të interesit të vendit. Vetëm garancia e stabilitetit, neutralitetit dhe integritetit që ofron sistemi mbretnor do të mjaftonte për ti bindë politikanët tanë që ta konsiderojnë Mbretninë si një zgjidhje të krizave politike të njëpasnjëshme, e si faktor serioziteti në arenën nderkombëtare që do të stimulonte zhvillimin ekonomik të vendit. Por me sa duket, shumica e politikanëve shikojnë akoma më shumë interesat e ngushta politike dhe personale sesa ata të vendit e popullit.
Si e vlerësoni sjelljen e opozitës të drejtuar nga Basha, është e mundur që të arrihet përmes kësaj skeme rikthimi në pushtet?
Mund të them se e kam mirëpritur ardhjen e tij në krye të PD dhe kam besimin se nën drejtimin e tij, kjo forcë politike do pësojë një ndryshim të mentalitetit sidomos në strukturat e saja në disa rrethe. Sa për rikthimin e të djathtës në pushtet, besoj se duhet së pari që opozita të dijë të mendoje e veproje si e tillë dhe pastaj të identifikoje problemet reale të vendit për t’ju dhënë atyre një pergjigje konkrete, adekuate dhe serioze.
Personalisht mendoj se opozita është më efikase e i përgjgjet nevojave të elektoratit të saj kur është konstruktive dhe jo kur merret vetëm me qeverinë ose ngre kritika vend e pa vend. Kam bindjen se shumë shpejt populli do të kuptoje se kjo qeveri nuk do të mundë t’i përmbushë premtimet, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, punësimit, rritjes së investimeve, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe industrisë, reformimit të sistemit shendetësor dhe të sigurimeve shoqërore në përgjithësi. Aq më tepër kur reformat e deritanishme si paketa fiskale na bëjnë shumë pesimistë për të ardhmen. Opozita duhet të paraprijë dhe të ofroje një alternative serioze e kjo alternative s’duhet të studiohet vetëm për efekt elektoral por si një plan afatgjatë në interes te vendit.
Do ndryshojë marrëdhënia me aleatët, kryesisht me PD...?
Në kuadrin e opozitës, s’mund të flitet për aleanca e koalicione që zakonisht krijohen në situata parazgjedhore ose paszgjedhore, ndërmjet atyre subjekteve që formojnë qeverinë. Gjykoj se opozita duhet të funksionoje në diversitetin e saj. Kur disa parti janë partnere në opozitë duhet të dijë të ruaje secila identitetin e vet dhe mos të synohet shkrirja e njërës parti në tjetrën as të konsiderohet ndonjë partner si kundërshtar pasi kundërshtari politik është në kampin tjetër.
Partneriteti mes disa partive në opozitë do thotë se ata janë gati që t’i bashkojnë energjitë dhe potencialet e tyre për të formuar nesër një koalicion qeverisës. Sigurisht, premisa e një partneriteti të tillë duhet të jetë besimi dhe respekti i ndërsjelltë. Dhe ky lloj partneriteti nuk përjashton faktin që këto parti të kenë dhe vizione e programe të veçanta, të jenë dhe kritike ndaj njëra-tjetrës sepse në fund të fundit synimi i tyre është i njejtë, bashkërisht mund ta arrijnë atë synim, me metoda moderne dhe demokratike.
Qëndrimi juaj ndaj kërkesës që drejtësia të zbardhë tragjedinë e Gërdecit e në veçanti vrasjet nga Garda të 4 protestuesve më 21 janar, ku akuzohen Berisha e kupola e ish-qeverisë së PD...?
Besoj se drejtësia duhet të jetë plotësisht e lirë dhe jashtë çdo ndikimi për të kryer misionin e saj për të gjitha çështjet dhe dosjet që i paraqiten. S’është e drejtë që të bëhen akuza pa bazë ndaj askujt pasi në demokraci çdo njeri është i pafajshëm derisa i provohet fajësia. Pra, askush s’duhet të paragjykohet ose të vuaje një dënim popullor aq më tepër kur dihet se kjo ishte një praktikë e diktaturës komuniste. Por dhe drejtësia duhet të bëjë punen e vet.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com