Gjana:Mëngjesin e 23 korrikut PD
me kryetar të ri, numërimi në seli

Gjana:Mëngjesin e 23 korrikut PD<br />me kryetar të ri, numërimi në seli
Kryetari i komisionit zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i ftuar në studion e Report Tv foli për organizimin e këtij procesi në selinë blu. 

Lulzim Basha dhe Eduard Selami kandidojnë në zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e ri të PD. Gjana tha se numëriimi i kutive do bëhet në selinë qendrore të PD, në Tiranë, ndërsa shtoi se mëngjesin e 22 korrikut PD do ketë kryetarin e ri. 

"Votimi do ketë të gjitha kriteret e votimit në Shqipëri për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale, me të njëjtat kritere si ato që parashikon Kodi Zgjedhor me kodet, si mbyllet kutia, me votat e pavlefshme, pra të gjitha. 

Anëtarët e PD janë të ftuar të gjithë që të vijnë dhe të votojnë. Procesi do jetë korrekt, numërimi përpara mediave, pra i gjithë procesi do jetë transparent. 

Numërimi do bëhet në selinë qendrore të PD. Kjo s'është e përcaktuar në statut. E para është precedenti i 2013-ës, por atëherë kishim një seli të vogël dhe numërimi është bërë te Pallati i Kongreseve, sot selia ka hapësirë të konsiderueshme.

Prandaj, mëngjesin e datës 23 do kemi kryetarin e ri të PD. Do numërohet gjithë natën"
, u shpreh Jemin Gjana. 

Ai dha përgjigje për disa nga shqetësimet e Selamit dhe të kritikëve të Lulzim Bashës, lidhur me listën e anëtarësisë dhe votuesve në 22 korrik. 

"Sigurisht që jam njohur me shqetësimin e Selamit për listat. Listat janë transparente dhe janë të publikuara brenda strukturave të PD. Që në fillim, sapo kemi krijuar komisionin, lista iu është shpërndarë të 68 degëve të PD në gjithë vendin. Përfaqësuesi i z.Selami është me ne në komision. Janë 103 mijë anëtarë të PD, kemi 607 anëtarë më pak të cilët kanë kaluar te partitë e tjera.

Janë 5200 seksione të PD, vetëm kryetarë dhe sekretarë të tyre bëjnë 10200 veta.

Si mund të thuash që lista s'është bërë publike, që lista është sekrete?"
, tha Gjana. 

Ish-nënkryetari i PD sulmoi ashpër kritikët e Bashës, Patozin dhe Topallin, kur tha se po mashtrojnë demokratët. 

"Z.Patozi, znj.Topalli etj, bëjnë një gabim të pafalshëm, mashtrojnë opinionin, mund të sulmojnë z.Basha por jo arkivën e partisë. Njëri ka qenë jkryetar parlamenti dhe tjetri kryetar i grupit parlamentar në kohën kur janë miratuar ligje dhe e dinë shumë mirë se çfarë parashikojnë këto ligje si ai për mbrojtjen e të dhënave personale. Pra, ligji nuk bëhet publike se s'ka një precedent të tillë në të kaluarën, pasi cenohet privatësia.  

Janë 103 mijë njerëz anëtarë të PD që nga viti 1991. Prandaj, listat janë elektronikisht, dhe është shpërndarë lista përfundimtare tek të gjitha degët e partisë. Unë kam një karrierë të gjatë në PD, deri nënkryetar i partisë, ndërsa këta që kritikojnë i janë bashkuar PD-së pas 1996-ës
", tha ai. 

Gjana shpjegoi edhe arsyen pse nuk mblidhet Këshilli Kombëtar.

Sipas tij, ky forum i lartë vendimmarrës merr vendime të cilat i paraqiten Kuvendit të partisë, por në këtë garë PD zgjedhë kryetarin me parimin një anëtar një votë dhe jo përmes Kuvendit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani