Gjanica del nga shtrati te "Ura me
Shkallë", Bashkia: Merrni masa

Lumi Gjanica në qytetin e Fierit, ka dalë sërish nga shtrati në një pjesë të tij si pasojë e prurjeve të mëdha nga shirat e fundit. Gjanica ka dalë nga shtrati në vendin e quajtur "Ura me Shkallë" në dy anët e saj, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të lagjes 1 maji për në qendrën e qytetit.

gjanica
 
Aktualisht nuk raportohet për dëme në banesa apo biznese, por nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve. Bashkia e Fierit u ka bërë thirrje banorëve që të marrin masat, pasi ekziston mundësia e përmbytjes nga vërshimi i ujrave.

gjanica
 
Sakaq grupi i emergjencave civile është në gadishmëri në rast të përkeqësimit të situatës.
 
Burime për shqiptarja.com thonë se prej një muaji lumi Gjanicë është pastruar me eskavatorë në grykëderdhjen e Semanit, por pavarësisht kësaj, mbetet ende rrezik për banorët.

lumi gjanica

gjanica
(Prurjet sot në lumin Gjanica)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'