Situata problematike e lumit Gjancicë në Fier, pas daljes së tij nga shtrati ndër vite si dhe dëmet që shkakton gjatë përmbtjeve në banesa dhe biznese, ka detyryar bashkinë e Fieirt që të hartojë dhe nis së zbatuari një project për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi ka deklaruar se pastrami dhe zgjerimi janë faza e parë e projektit, që ka për qëllim reabilitimin dhe sistemimin e lumit Gjanica.
“Ka filluar zgjerimi i lumit dhe deri tani me mjetet që ka bashkia janë pastruar dhe zgjeruar mbi dy kilometra të këtij lumi. Janë hapur skrapatet gjatë brigjeve të këtij lumi dhe rezulatatet janë positive” ka thënë Subashi.
Projekti synon që këto punime të përfundojnë deri në qendër te qytetit dhe kjo do të hapë fazën tjetër të projektit ku synohet deri në mobilimin e plotë urban të të gjithë lumit.
Vetë banorët kanë inkurajuar përfundimin e projektit, pasi lumi ka qenë një problem për jetën e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com