Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë brenda kontekstit të integrimit të këtyre dy shteteve në BE. Nuk ka tjetër alternativë.
Për gjashtë ditët që iu qepën vendimit të udhëheqësisë së Serbisë, të hënën e shkuar, me 8 prill, për ta refuzuar Propozimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, prijësit politikë në Beograd ofruan gjashtë Ide a Propozime të reja se çfarë duhet të ndodhë tash e tutje në relacionet dialoguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në radhë të parë, kjo mësymje për ta ndërruar modelin e bisedimeve midis autoriteteve të Prishtinës dhe të Beogradit, sipërfaqë dy probleme kyç që mbizotërojnë në Serbi:
Së pari, udhëheqësia e tashme e Serbisë ende hamendet se çka të bëjë, apo, tutje nuk është e gatshme që ta sjell tek epilogu i pritur (dhe i ditur që nga takimi i parë i Kryeministrave Thaçi dhe Daçiq, në tetorin e vitit të kaluar), procesin e Brukselit, duke nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta largonte Serbinë nga Kosova dhe do ta afronte atë kah BE-ja.
Së dyti, lidershipi aktual i Serbisë, nuk ka pajtim se kur duhet nisë pajtimin me Kosovën, çfarë çmimi politik do të shfaqet në atë rast, si ta ndryshojë, thelbësisht (në fakt), qasjen politike ndaj Kosovës, kur dihet se gati për një shekull të tërë, në fuqi, në Beograd, ka qenë modeli që ka nënkuptuar pafuqinë politike të shqiptarëve në Kosovë për të qenë Zot të vetvetes, për të mos pasur mbështetje nga Perëndimi, për të mos qenë në gjendje që ta shkëputin fatin a kobin e tyre prej Serbisë.
Propozimi i parë për ta zhvendosë përqendrimin (së pari), prej procesit të prirë nga Ashton, dhe për ta zhvlerësuar (së dyti), Ofertën e Ashton, doli prej mendjes së Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Sipas tij, e tëra kur bëhet fjalë për bisedimet Prishtinë – Beograd, duhet ta ndërrojë adresën themelore: Prej Brukselit (BE-së), duhet të shkojë në New York (OKB).
Mbase, nuk ia vlenë fare të analizohet kjo ide e Nikoliqit, kur dihet se si mbërriti, në Bruksel, dialogu Prishtinë-Beograd, i autorizuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (shtator, 2010).
Nisma e dytë u ndërlidhë me vizitën e Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqit në Moskë, ku ky u prit prej Presidentit dhe Kryeministrit të Rusisë. Edhe pse kjo vizitë ka qenë në orar tash e sa kohë (nuk është pra konsekuencë e ngecjes evidente të finalizimit të dialogut të Brukselit), ajo, megithatë, u shfrytëzua prej Beogradit zyrtar që disi të shqetësojë Brukselin për lojën e mundshme që Serbia mund ta bëjë me Rusinë.
Ideja e tretë që doli në shesh ditëve të fundit përkon me relativizmin e afatit përfundimtar për pranimin apo refuzimin (final) të rezultatit konkludues të dialogut të Brukselit. Tash e pesë muaj (së paku), është ditë që Ashton, me 16 prill, duhet ta dërgojë Raportin e saj për rrjedhën dhe rezultatet e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Përnjëherit, në Beograd nisi të relativizohet ky afati përfundimtar, dhe të flitet për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel, edhe gjatë muajit prill, duke synuar (tutje), marrjen e datës me 28 qershor, për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.
Thuaja njëkohësisht me këtë ide, u lansua një tjetër qëndrim i zyrtarëve të Serbisë (i katërti pra, në këtë renditje), sipas të të cilit, Serbia meriton ta merr datën gjithqysh, edhe nëse nuk do të ketë Marrëveshje me Kosovën, dhe se aktualisht, vetëm Gjermania është kundërshtare e këtij opsioni. Do të mjaftonte, po të ishte edhe kështu si thonë në Beograd, edhe pse dihet fare mirë që e vërteta në këtë rast është krejt ndryshe.
Propozimi i pestë që mori dhenë në foltoret e Beogradit është ai sipas të të cilit, bisedimet për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, duhet të vazhdojnë, me apo pa datën (për fillimin e negociatave me BE-në), sepse ky është një interes jetik për vetë Serbinë. Derisa në parim, ky konstatim është i saktë, pakkush ka dilema këtu në Prishtinë dhe atje në Bruksel, që prijësit e Serbisë do të bisedonin fare me atë të Kosovës po mos të ishte shtytësi dhe motivi i përshpejtimit të integrimit të Serbisë në BE, që sjell në radhë të parë, miliarda Euro në buxhetin tashmë të zbrazur në Beogradit, si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme politike dhe ekonomike.
Në këtë kontekst (bisedimet që harrojnë datën, kinse), shfaqet edhe ideja fare e fundit (e gjashta në këtë renditje) e Kryeministrit Daçiq, që pohon që autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë mund të flasin për normalizimin e marrëdhënieve edhe pa ndërmjetësues ndërkombëtarë, apo pa BE-në.
E përbashkëta e të gjitha këtyre gjashtë ideve që janë lansuar prej Beogradit në gjashtë ditët e shkuara është injorimi i plotë që i bëhet dy prej tërësisht tri palëve të përfshira në harkun kohor tetor (2012) – prill (2013), në bisedimet e Brukselit: Prishtinës dhe HR Catherine Ashton.
Është kjo një sjellje fatkeqësisht origjinale e Beogradit, karshi të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për ta mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës, që prej vitit 1998 e deri më sot.
Asnjëri prej këtyre propozimeve nuk është i qëndrueshëm, nuk është real, nuk është i dobishëm, nuk është i mirë.
Të gjitha ato dalin jashtë kontekstit politik dhe kohor që është krijuar, pa vullnetin e Prishtinës zyrtare (këtu duhet shtuar), në shtatorin e vitit 2010, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ky kontekst, i cili në ndërkohë është fuqizuar edhe me qëndrimet zyrtare të BE-së, ndërlidhë procesin e normalizimit të Marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë me atë të integrimit të këtyre dy shteteve në BE.
Braktisja e këtij konteksti, apo edhe vetëm mëdyshja e tij ka pasoja shumë të rënda për raportet Kosovë – Serbi.
/Shqiptarja.com