Prokuroria e Matit kërkon në total 6 vjet burg për dy mjekë,vëllezër me njëri-tjetrin. Për shtetasin Asllan Selaj akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” kërkohet 4 vjet burg ndërsa për vëllanë e tij Ervin Selaj “shpërdorim detyre” kërkohet 2 vjet burg.Nga hetimi rezulton se shtetasi Ervin Selaj, në pozicionin e Drejtorit të Qendrës Shëndetësore të komunës Gurrë, Mat ka paguar në mënyrë të kundërligjshme për më shumë se 2 vjet vëllanë e tij, Asllan Selaj, i cili ishte i emëruar dhe kryente funksionet si mjek në repartin ushtarak Nr.1010, Vau–Dejes, Shkodër. Shtetasi Asllan është paguar rregullisht për çdo ditë nga vëllai i tij, Ervini, drejtor në qendrën shëndetësore Gurrë, pavarësisht se nuk ka ushtruar asnjë ditë detyrën në këtë qendër.
/Shqiptarja.com












