Gjashtë vite manipulim me kasat e pikave të karburantit, Braçe: Abuzuesit do i rikthejnë shtetit cdo qindarkë

Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe kalimit në sitë të gjitha pikave të karburanteve zv/kryeministri Erjon Braçe i shoqëruar nga drejtoresha e Tatimeve inspektuan depozitat në Porto Romano, ku janë magazinat doganore dhe ku çdo pompë duhet të punojë vetëm nën regjim elektronik. Në ditët e fundit u arrestuan dy persona pasi u zbulua se kishin modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual. Skandali u zbulua nga 2013 por askush nuk hetoi, por Erjon Braçe u shpreh sot se të gjithë ata që kanë përfituar do i rikthejnë arkës së shtetit cdo qindarkë që është marrë në kushtet e mashtrimit.

"Ne po mundohemi të rikthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm te karburantet, por në të gjitha tregjet që kanë transaksione të mëdha që natyrisht kanë detyrimin ti nënshtrohen edhe detyrimeve. Nuk duam asgjë përvec kësaj. Ne duam që cdo subjekt të kryejë një transaksion me faturë dhe kupton. Ligji e ka ndaluar regjimin manual të transmetimit nga kasat fiskale. Ne do ta cojmë deri në fund. Ka ndodhur më herët që është kryer veprimtari kriminale, prokuroria është duke u marrë janë arrestuar përgjegjësit e parë me ata që bënin manipulimin e sistemeve të transmetimit të kasave fiskale duke i kaluar në manuale dhe duke kryer një shmangie shumë të madhe fiskale.

Prokuroria po analizon. Në do të analizojmë cdo pompë që ishte përfshirë manipulim dhe në evazion fiskal dhe do i rikthejmë arkës së shtetit cdo qindarkë që është marrë në kushtet e mashtrimit. Këtu në Porto Romano ku është pika më e madhe e distrubuimit të karburanteve. Do të shtrihet në cdo cep të Shqipërisë 2 mijë pompa do të kalojnë në regjim automatik. Ne duhet të jeim të drejtë, të barabartë dhe ligjore për të vendosur rregull dhe për të garantuar të ardhura në buxhetin e shtetit. Ju kërkoj të respektojnë ligjin mos i bien telefonit të kurrëkujt, nuk do i ndihmojë askush" tha Braçe.

Skema masive e evazionit ne shitjen e karburanteve është goditur këto ditë, në kuadër të aksionit anti-informalitet të Tatimeve. Dy persona përfunduan në pranga në Elbasan nën akuzën e mashtrimit dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në mbi dhjetëra persona të tjerë. Sipas burime konfidenciale të Shqiptraja.com në qendër të skandalit është kompania Xhogu shpk, dhe te arrestuar jane Ermal Resulaj dhe Lulzim Hoxha, të akuzuar si organizatorë të kësaj skeme. Dy të arrestuarit modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual,të cilat ka vite që janë ndaluar dhe mund të përdoren vetëm në raste ekstreme, të lejuara nga institucionet shtetërore.

Kompanitë e naftës dhe gazit reduktonin manualisht deklarimet e shitjeve duke bërë evazion fiskal. Pastaj  ndahej fitimi mes ketyre qe u arrestuan, kompanive te karburanteve, kompanive te kasave fiskale dhe natyrisht inspektoreve të tatimeve. Evazioni ishte i organizuar mirë dhe fillonte që në pikat hyrëse të depozitave të shumicës, të stacionuara në Porto Romano, për të përfunduar në pikat e shpërndarjes me pakicë të naftës, benzinës e gazit natyror.

Por skandali brenda skandalit është që disa punonjes të firmës Xhogu, u kapën për herë të parë duke manipuluar kasat fiskale që nga viti 2013 nga Insistituti i Metereologjisë, por pavarësisht nga kallezimi që ishte bërë, as Tatimet as prokuroria nuk i kanë hetuar deri më sot. Pra dosja, megjithëse zbulonte veprime me pasoja shumë të rënda për arkën e shtetit, ka mbetur në sirtarët e organit të Akuzës për gjashtë vjet. Rasti qe ka sjelle tek arrestimet, është zbuluar para pak ditësh në një pikë karburante në hyrje të Elbasanit. Verifikme të tjera të realizuara nga drejtoria e Hetimit Tatimor në disa pika të karburantit në Tiranë dhe në Durrës kanë konfirmuar përmasën e fenomenit. Pas nje kallëzimi pranë prokurorisë Elbasan, është shpallur urdhër arresti për Ermal Resulajn dhe Lulzim Hoxhën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/08/2019 09:52

    Po mire moj ku*va Brace sa vjet keni ne pushtet ju?cfare keni bere gjashte vjet? ti dhe shoket e tu qe tallleni me popullin me dele te botes!

    Përgjigju
  • opionion: 04/08/2019 09:35

    jo vetm ne nafte spitale shkolla ndertimene sikurime priva ne avokatesi cerdhe televizjone dhe kontabilite private ne anije dyqane dhe autobuzeve linjavene lokale te nates te jete edhe ne sporte dogana

    Përgjigju
  • ela: 04/08/2019 00:39

    zoti Brace po DPM qe bente verifikimet e pistoletave? pushoje DREJTORIN E DPMse drejtorin direkt oergjegjes apo ti e di se cfare interesa je direkt

    Përgjigju
  • qytetari: 03/08/2019 20:44

    Me karburantet eshte bere baterdia.. Vjellje tek pompa perzierje nga distributori... Kane shkaterru ekonomikisht qytetaret.. Jeni shume te vonuar..

    Përgjigju
  • Xxx: 03/08/2019 19:19

    Pse i keni lene 6 vite faji juaji eshte.

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/08/2019 17:33

    Dërrmojini!

    Përgjigju
  • Zani nga Vlora: 03/08/2019 14:11

    BJERU BRAÇE , dhe ishalla ashtu qoftë !!!! PARATË dhe LEKËT E TAKSAVE KOKËRR më KOKËRR , HAJDUTËT duhet ti Dorëzojnë ose ndryshe SEKUESTRIM dhe KONFISKIM i Gjithçkaje që DISPONOJNË BANDITËT e SHTETIT

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/08/2019 14:05

    More mi kanalesh po leket tona qe na i kan vjedhur pikat e karbutantit tash kaq vite a do na i kthesh ?

    Përgjigju
    • Flutura: 03/08/2019 18:41

      I ka Voltana ato te Shkodres.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja