Gjatë 2012-ës do ketë
ndryshime në lumin Lanë

Ndryshime të mëdha do bëhen gjatë vitit 2012 në Lumin Lanë, në Tiranë. Në segmentin nga materniteti i ri deri te ura e Shkozës, do të realizohen disa investime. Ato do të nisin nga sistemimi dhe rindërtimi i të gjitha rrugëve paralele me shtratin e Lanës, ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, ndriçimit, etj.

Ndërtimi i skarpateve buzë Lanës me zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimi i urave pedonale pritet t’i japë pamjen e munguar prej vitesh kësaj zone të Tiranës. Ky projekt me vlerë rreth 225 milionë lekë, nuk do të jetë i vetmi që ka parashikuar Bashkia e Tiranës.

Këto dy projekte të rëndësishme që priten të ndërtohen brenda vitit 2013, kapin një vlerë totale prej rreth 280 milionë lekësh.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin