Gjata: Donika Prela mbron Avdylajt, Rama i ka dhuruar Prokurorinë bandës së krimit

Sekretari për Çështjet Ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata doli sot në një deklaratë për mediat nga ku ngriti akuzat se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve. Ai tha se Edi Rama ia ka dorëzuar Prokurorinë bandës së tyre sepse grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës. Gjata shtoi se Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për shkatërruar dosjen 339. 

Edi Rama ua ka dorëzuar Avdyljave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës. 

Avdylajt kanë pasuri përrallore, por shërbëtorja e bandës në Prokurorinë e krimeve të Rënda ka ndaluar sekuestrimin e pasurive të tyre, në shkelje të plotë të ligjit Antimafia. 

Sipas një denoncimi të mbërritur në emailet e mbi 30 gazetarëve të vendit, një nga kokat e trafikut të drogës, që siguronte lidhjet e bandës me trafikun ndërkombëtar të drogës, Hekuran Hoxha, është pothuajse i paprekur. 

I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t’u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal. 

Por, përsa kohë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Sot ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale.

Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi.  

Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të sa, duke u fshehur pas lojrave të fjalëve. 

Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupupuuuu: 01/03/2019 23:10

    A je n'terezi mor njeri????Lini mor drejtesine te mbaroje hetimet!Po kur keni kaq shume gjera kunder D.Preles pse nuk e denonconi????Por mw fakte jo lloqe Kavaje?????Edhe ato pergjigjet jo eshte shoqja e Arta Markut,jo e mbron Edi Rama,e budalliqe si keto c an leri se jeni bere bajate . Keni ende ushtare te betuar deri nw vdekje si ne gjykata edhe prokurori ju,qe po presin urdhrat tuaj te rradhes. Kam frike se skrni priva,se po te kishit,do e kishit kryqezu Prelen me kohe....O mjere ne kush del ne televizor...

    Përgjigju
  • zen sy peshkaqeni: 01/03/2019 17:33

    O çlirim mut gjata po ti mor bul je klysh komonisti. Se burr ti s'quhesh kurr po baba jot ka qen prokurori i enver kriminel mut hoxhës. E fadi bajga ka shum të drejt baba jot pushkatoi THOMA RAFAELINe shkret djal yll e inxhinjer shum i zoti i veshur oficer. Baba jot e pushkatoj për tentim aratisje . E ti na del qingj në një koh që je klysh qeni o bastard. Po shyqyr ZOTIT që popullit SHQIPTAR i jan hap syt e plera si ty do ti çojn nē k9shin e plerave.

    Përgjigju
  • fadil BAJG memele gjoleka: 01/03/2019 16:35

    O klyshi rustem kriminel gjatës po u bëre dhe ti demokrat. Po baba jot rustem mut gjata ka pushkatuar me dorën e vet THOMA RAFAELINinxhinjer me talent të madh që k8shte mbaruar inxhinjerin në Mosk. Baba jot e pushkatoi se donte të takonte të shoqen e të bijēn. E ti na del demokrat kuje e zez për Shqiprin me klyshat e till të komonizmit si klyshi rustem gjatës.

    Përgjigju
  • Honglateri: 01/03/2019 16:32

    Ja dhe i biri i Bashkpuntorit te Sigurimit Shtetit Rustem Gjates....Fuck trace e qelbir

    Përgjigju
  • O Gjata pse sillesh si Shkurt???: 01/03/2019 15:20

    O zoteri hetimet vazhdojne!!!Ju duhet te luftonit nxjerrjen e informacioneve hetimore se jeni edhe jurist pale. Po beni gam-gam se doni ta perdorni per etjen tuaj po kolegeve tuaj per pak pushtet e nuk ju kercet per drejtesi ne kete vend!Turp per nje jurist me eksperience si ju ,te bini ne hamulli te tilla!!!!TURP!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike