Gjate kësaj dite do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Gjate kësaj dite do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju sot

DASHI 21. mars - 20. prill

Gjate kësaj dite do afroheni akoma me shume me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mund te flisni edhe për ndonjë teme delikate. Mërzitja dhe trishtimi nuk ka për te qene pjese e ditës. Beqaret do jene gjithë kohës te gëzuar fale një lajmi qe do marrin nga puna dhe mund te pranojnë çdo lloj ftese për takim. Me shpenzimet tregohuni sa me realiste qe te mos keni vështirësi as me vone.

DEMI 21. prill - 21. maj

Sot duhet te bëni shume përpjekje ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta ruani qëndrueshmërinë e jetës tuaj ne çift. Nëse debatoni edhe për gjerat me elementare atmosfera mund te acarohet tej mase. Beqaret do dine gjithë kohës si te joshin dhe do arrijnë çdo qellim. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Nëse jeni ne një lidhje bëni atë qe do ju thotë zemra dhe mos dëgjoni çfarë do ju sugjerojnë miqtë. Ne fund te fundit jeni ju ata qe e dini cila është me e mira për veten. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe një lidhje te lumtur. Gjendja e financave ka për te qene shume here me mire nga me pare kështu qe mos u shqetësoni për asgjë.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Dite e mbushur me emocione te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet dhe nuk do ndiheni keq për asnjë moment. Beqaret do marrin një propozim te jashtëzakonshëm qe do ua ngrejë zemrën peshe. As nuk e kishin menduar ndonjëherë se gjerat do ju shkonin kaq mire. Ne pune do merrni promocione për shkak te arritjeve te njëpasnjëshme.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te mos lini pas dore disa probleme qe ju duken si elementare sepse me pas ato mund te zgjerohen shume dhe do nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret do jene te matur dhe do dine si te joshin. Një pjese kane për te arritur rezultatet e shumëpritura. Buxheti do ekuilibrohet ne mënyrë te jashtëzakonshme dhe te papritur kështu qe do ndiheni pafundësisht mire.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Do keni dëshira te çmendura sot ju te dashuruarit dhe ne fakt partneri do ua plotësojë te gjitha. Çdo çast mes ju te dyve do jete i jashtëzakonshëm dhe i mbushur me emocione te fuqishme. Beqaret do jene sharmante dhe te kujdesshëm deri ne detaje. Ne planin financiar merkuri do jete planeti me i favorshëm. Ai do ju nxite te jeni te matur dhe te ecni përherë me llogari.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Jeta juaj ne çift ka rrezik te ndërlikohet akoma me shume gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Beqaret ka mundësi te afrohen serish pas një personi qe kane pasur dikur ne krah dhe zemra do rifilloje t'iu rrahe me shpejtësi. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa me pare qe te mundeni pasi po e late pas dore situata mund te marre tatëpjetën.

AKREP I24. tetor - 22. nëntor

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës te plotësuar dhe te përmbushur. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe nuk do arrijnë dot te realizojnë takimet e ëndërruara. Sektori i financave do kërkojë me shume vëmendje dhe përkushtim. Mundohuni qe çdo shpenzim tas kryeni me maturi dhe te mos e teproni.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dite shume e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Qe ne mëngjes do i sqaroni disa probleme te vogla dhe do lehtësoheni. Beqaret do takojnë persona inteligjente dhe me te ardhme kështu qe për asnjë arsye nuk duhet t'i lënë t'iu ikin nga duart. Te ardhurat do kenë disa probleme te vogla, kështu qe do bëni mire te shpenzoni me llogari dhe plan.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Ju te dashuruarit do kaloni sot një nga ditët me te veçanta. Te dy palët do i shprehni ndjenjat dhe nuk do ngurroni te përgatisni edhe surpriza te këndshme. Buzëqeshja do mbizotërojë ne fytyrat e te gjithëve. Beqaret vetëm do vrojtojnë pa hedhur asnjë lloj hapi. Konfigurimi i yjeve ne planin financiar do jete shume i mire kështu qe situata do mbetet e kënaqshme.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dialogu do rikthehet si me pare ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni shume me te qete dhe do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere ne te shkuarën. Beqaret do preferojnë aventura dhe jo lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te njëpasnjëshme. Buxheti do jete aq i mire saqë mund te arrini te bëni edhe investime me te mëdha. Ne këtë plan nuk do ndodhe asgjë e keqe.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Sot do jeni me optimiste ju te dashuruarit dhe do i merrni gjerat me më shume qetësi. Çdo mosmarrëveshje te vogël do e kaloni sa hap e mbyll sytë. Beqaret do ndihen me te lire te bëjnë atë qe dëshirojnë dhe do marrin kënaqësi te pakufishme. Ne planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta stabilizoni akoma me shume situatën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë