DASHI 21. mars - 20. prill
Gjate kësaj dite do ndiheni me shume fat qe jeni ne një lidhje. Çdo gjë do shkëlqeje ne jetën tuaj dhe partneri do ua plotësojë qejfin për çdo gjë. Nga ana tjetër beqaret nuk duhet te kenë shume besim tek ata qe do takojnë. Premtimet qe do iu bëjnë do jene veçse gënjeshtra. Me financat duhet te tregoheni te matur dhe te mendoheni mire para se te bëni ndonjë shpenzim te madh.
DEMI 21. prill - 21. maj
Dita juaj do jete plot e përplot me ndodhi te këndshme. Se bashku me partnerin do bëni edhe plane për te ardhmen. Kujdes, gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë te humbisni drejtimin. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë dike qe e njohin prej kohesh dhe qe e kishin tallur. Ne planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po te kishit me shume para do shpenzonit me shume.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ne planin sentimental Dielli do jete shume i favorshëm. Ai iu premton çifteve një dite shume te këndshme për t’u jetuar, te mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi qe do takojnë beqaret do i beje te dridhen dhe te mos e heqin mendjen për asnjë çast nga ata. Financat nuk do jene ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati, sepse me shume do humbni sesa do fitoni.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ambienti do jete shume i favorshëm sot për gjithë te dashuruarit. Raportet ne çift do te forcohen edhe me tepër dhe do merrni vendime te përbashkëta. Ata qe janë te vetmuar nuk duhet te nxitohen për te krijuar një lidhje. Vini arsyen sot para zemrës sepse mund te vuani me vone. Do iu duhen lek për disa shpenzime te paparashikueshme por financat tuja nuk di ua lejojnë.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Duke qene se Venusi nuk është pozicionuar mire sot mund te keni edhe dyshime mbi atë qe ndieni për partnerin. Mos u shqetësoi sepse gjerat shume shpejt do te rregullohen. Beqaret nuk do e gjejnë shpirtin binjak duke ndenjur para televizorit. Kërkojeni! Tek financat do keni pak fat por ju mund ta humbni edhe atë nëse nuk tregoheni te matur. Mos bëni asnjë transaksion financiar.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Merkuri, planeti i komunikimit dhe i fjalëve do jete ne anën tuaj sot. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do luftojnë fort sot për te arritur atë qe duan ne jetën dashurore dhe do ia dalin mbanë. Shprehini sa me shume ndjenjat. Financat kane qene te mira dhe sot do te përmirësohen edhe me tepër. Për disa fati do jete edhe me i madh.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Ata qe janë ne çift do bëjnë plane për te ardhmen dhe do e organizojnë ne atë mënyrë ditën qe te përjetojnë sa me shume momente te lumtura. Për te gjithë ata qe ende nuk kane krijuar një lidhje, sot do jete dita me e përshtatshme. Një person shume interesant do iu dale para. Përfitoni! Financat nuk do jene aspak te favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet te bëni shpenzime te mëdha.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Përgatituni për momente plot eufori, lumturi dhe sadisfaksion sot. Do dini si ti shprehni ato qe ndjeni dhe do jeni mjaft pasionante. Për beqaret do jete pikërisht Marsi ai qe do iu hape rrugën drejt dashurisë se shumëpritur. Juve iu ngelet vetëm ta mirëprisni ate. Situata financiare do ndikohet drejtpërdrejt nga Saturni. Megjithëse mund te keni ndonjë tronditje te vogël dita do mbyllet mire.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Ne çift, ndjenjat do jene te thella, por një dyshim qe keni mbi partnerin nuk do kaloje pa ua prishur ditën. Beni kujdes, sepse ai po kërkon thjesht t’iu beje pak xheloze! Ju beqare duhet te ndryshoni paksa mënyrën tuaj te joshjes dhe duhet te tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni me shume sukses! Dite plot diell edhe për sektorin financiar. Beni ato shpenzime qe kishit planifikuar!
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Marsi, perëndia e luftës mund te provokoje një klime jo te mire ne çift, por nga ana tjetër do qëndrojë edhe Venusi i cili do te zbute çdo gjë. Disa do kenë edhe një dite plot pasion. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume dhe do jene sharmante nuk do takojnë personin e duhur. Merkuri do te favorizoje financat dhe do iu mundësojë te plotësoni edhe disa nga dëshirat tuaja për shpenzime.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Kësaj here, lumturia ne çift do te varet shume nga humori juaj gjate ditës. Do e lini veten te udhëhiqeni paksa nga xhelozia dhe kjo mund te përbëjë problem. Kujdes, mundohuni ta ndalni këtë ndjenje sepse mund te prishe gjithçka. Beqaret nuk do kenë fat ne çështjet e dashurisë. Mos u bëni pesimiste! Nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet, buxheti nuk do ketë probleme.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Venusi, duke kundërshtuar edhe gjithë planetët e tjerë, do iu sjelle me shume bashkëpunim ne çift. Për pasoje dita pritet te jete shume e bukur dhe e ngrohte. Shfrytëzojeni sa me shume! Për beqaret, dashuriçkat do jene me te shumta se çdo here tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jete e madhe. Financat do jene pozitive. Beni edhe ndonjë shpenzim me tepër.