Gjebrea pret Sekretarin e Shtetit për
Azilin dhe Migracionin të Belgjikës

Sot në Tiranë, zv/ministrja Elona Gjebrea priti në takim një delegacion nga Belgjika, i cili kryesohej nga Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken.

Palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit. 

Gjebra theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha vendet partnere, për të shmangur abuzimin me  sistemin e azilit në Belgjikë apo në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Së shpjeti do të fillojë një fushatë verore intensive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptare në kuadër të lëvizjes së lirë me viza dhe shpjegimin e sanksioneve përkatëse në rast abuzimi”, u shpreh Gjebrea.

Sekretari i Shtetit Francken theksoi se shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë, pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t'u mohohet hyrja.
Ai shtoi se shtetasit që do të kërkojnë azil do të perballen me një refuzim të menjëhershëm, si edhe penalizime të forta deri në ndalim hyrje në 8 vjet në zonën Shengen. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese