Gjebrea: Raporti i DASH vlerëson përpjekjet e qeverisë


TIRANË, 28 Korrik/ATSH/ -Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, në një deklaratë për mediat ka përshëndetur vlerësimet që sipas saj përmban raporti i DASH për luftën kundër trafiqeve.
"Qeveria aktuale e ngriti në një kategori më lartë vendin në raportin e DASH", deklaroi Gjebrea, duke iu referuar rritjes së përpjekjeve për luftimin e fenomenit.
Ndërsa ata që sot bërtasin, ka vijuar zv.ministrja, kur ishin në pushtet nuk përmbushën asnjë nga standardet.
"Ky raport përmend progresin në ndjekjen penale, mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit", ka nënvizuar Gjebrea.
Ajo ka shtuar më tej se, qeveria ka rritur përpjekjet përmes bashkëpunimit me OJF-të dhe rritjes së financimit të strukturave policore. /gj.m/f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë