FIER- Dhjetera fermerët janë te detyruar të dalin cdo dite anës autostradës Levan–Tepelenë në përpjekje për të shitur gjelat e detit.

Pavarësisht se Cakrani njihet për gjelat e detit të rritur në mënyrë organike dhe me cilësi të lartë, tregu po dominohet nga produktet e importuara, kryesisht nga Greqia.

“Kam 20 vite që dal këtu dhe s’më ka ndodhur ndonjëherë që të shes kaq pak! Çmimi është njësoj si vjet, me 1 mijë lek për kg por s’ka blerës. Vijnë maunet me gjela deti nga Greqia. Ne i rrisim në kullota me ushqime bio, ndërsa ato vijnë pa cilësi dhe çmim të lirë. Eshtë prishur tregu”, thanë ata.  

Këtë vit, çmimi i gjelit të detit vendas varion nga 1000-1100 lek per kg, ndërsa ato qe vijne te ngrira nga importi jane 20 per qind me lire. Si pasojë, shumë fermerë kanë kufizuar ndjeshëm numrin e shpendëve që rrisin, ndërsa disa të tjerë po mendojnë të heqin dorë përfundimisht nga mbareshtimi i shpendeve.

Situata rëndohet edhe më tej nga gjendja e dobët ekonomike dhe fakti se një pjesë e fermerëve janë pensionistë, që kane bazuar ekonomine familjare tek kjo veprimtari.