TIRANË – Bashkia e Tiranës po vijon punën për mbledhjen e pemëve të reja dhe zëvendësimin e atyre të dëmtyara në disa zona të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Basha ishte në zonën e Kombinatit, ku në rrugën “Llazi Miho” u mbollën 60 pemë (shumica bli), të cilat zëvendësuan pemët që ishin të dëmtuara e të thara, përgjatë kësaj rruge.
“Qëllimi ynë është që brenda këtij viti, të mbjellim 10 000 pemë të reja në Tiranë dhe ju siguroj se ky është viti me mbjelljen më të ulët në planifikimin e Bashkisë, për katër vitet e ardhshme, sepse një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kjo vjen duke zgjeruar hapësirën e gjelbër, hapësirë e cila i është “tkurrur” këtij qyteti për 20 vite me radhë”, tha Basha.
Aktualisht ka përfunduar 95% e rikonstruksionit të rrugëve më të amortizuara të Tiranës, ndërsa nënvizoi se së shpejti do të çelen prokurimet, për të gjithë projektet madhore të parashikuara në buxhetin e këtij viti.
“Kjo punë vjen para çeljes së prokurimeve, për të gjithë projektet madhore të buxhetit për vitin 2012, pra është fillimi i një pune të madhe, e cila do të shikojë ndërhyrjen në të gjithë lagjet e Tiranës, kudo ku jetojnë qytetarët, kudo ku shtrihen hapësirat e tyre të jetës së përditshme dhe natyrisht jo vetëm në qendër , por sigurisht edhe në qendër”, informoi kryebashkiaku.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com