Cmimet janë të përballueshme dhe duket që nuk kanë pësuar asnjë ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur çmimi i gjelit të detit u rrit me afrimin e festave të fundvitit.
Kështu janë shprehur vetë tregëtarët e këtyre shpendëve duke shtuar se blerjet këtë periudhë të muajit dhjetor kanë qenë shumë të pakta, në krahasim me periudha të njëjta të viteve të kaluara.
Gjeli i detit është kthyer tashmë në një simbol të tavolinave shqiptare për festat e fundvitit dhe është mishi më i kërkuar për konsum gjatë këtyre ditëve festive.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)