Mish me barishte të stinës
Përbërësit:
- 1 kg mish
- 7-8 qepë të noma
- 500 gr spinaq
- 1 tufë koper
- 1 fk oriz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim mishin të ndarë në racione së bashku me qepët e njoma të prera imët. Pasi mishi të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe pak kripë. Shpëlajmë orizin, e shtojmë tek mishi. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lemë mishin të ziejë. Në minutat e fundit shtojmë spinaqin dhe koper të grirë imët. Nëse duam një lëng pak më të plotë shtojmë 1 lugë miell të tretur në pak ujë.