Gjellë me bizele dhe makarona
Përbërësit:
- 300 gr makarona fidhe /spageti të holla
- 250 gr bizele
- 1 qepë
- 2 karrota
- 1 patate
- 200 gr salcë domate
- 1 litër ujë
- 2 lgj djathë i fortë
- Sallam turist FIX
- Kripë, piper
Përgatitja:

Qepën e grirë e kaurdisim me yndyrë duke e zbutur me pak kripë. Shtojmë karrotat dhe pataten të prera në kubikë, sallamin turist dhe salcën e domates. Bëjmë një përzjerje dhe masën e mbulojmë me ujë. Në momentin që merr valë shtojmë makaronat dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.
Komento
Komente

