Gjellë me bizele
Përbërësit:
- 500 gr bizele (të freskëta / ngrira)
- 2 patate mesatare
- 1 karotë
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 domate / 2 lgj salcë domateje
- 1 litër ujë / lëng perimesh
- 1 gjethe dafine
- 1 lç spec i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe karotën, duke i përzier për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates dhe i gatuajmë derisa të avullojë uji i tepërt. Shtojmë bizelet, patatet dhe gjethen e dafinës dhe i përziejmë mirë duke shtuar më pas ujë ose lëng perimesh derisa të mbulohen perimet. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare për 25-30 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.