Lakër me mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 lakër e vogël
  • 250 g mish i grirë
  • 1 fletë dafinë
  • Piper i zi kokër
  • 1 lugë spec i kuq
  • 1 lugë uthull Ponti
  • 1 mollë
  • 1 lugë kanellë

Përgatitja:

Kaurdisim në vaj ulliri mishin dhe më pas qepën derisa të skuqet, shtojmë erëzat dhe më pas lakrën e grirë imët së bashku me mollën dhe uthullën. E ziejmë derisa lakra të zbutet e gjella të mbetet me pak lëng.