Gjellë me mish dhe patate
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 500 gr qepujka
- 500 gr patate
- 3 thelpinj hudhra
- 2 domate
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 tufë koper
- Pak miell
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin në feta të holla, e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Ndërkohë vendosim në furrë patatet spërkatur me pak vaj ulliri. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepujkat, më pas shtojmë mishin, hudhrat e shtypura dhe domatet e grira në rende. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë patatet e pjekura dhe ujë të ngrohtë në masë të produkteve. E lëmë gjellën të ziejë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër të freskët.