Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte nga zonja Albana

Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 500 gr patate
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 kunguj
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper
  • Nenexhik i thatë ose i freskët
  •  
  • Për petën:
  • 200 gr miell
  • 1 lk kripë
  • 1 lk sheqer
  • 1 lk uthull
  • 1 lk vaj
  • Ujë

Përgatitja:

Kaurdisim mishin dhe e lëmë të zihet me pak kripë. Në një tenxhere shtojmë vaj dhe kaurdisim perimet sipas fortësisë. Shtojmë lëngun e mishit të zier pak nga pak dhe përpara se gatimi të jetë bërë duke i rregulluar shijen e vendosim te tava e baltës duke e mbuluar me një petë brumi të përgatitur me miell, pak kripë, sheqer, pak uthull dhe pak vaj. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier

Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier