Gjellë me perime në tigan
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 speca të kuq
- 2 speca jeshil
- 2 lgj salcë domate
- 2 domate
- 3 patëllxhanë
- Sallam 'Si qëmoti FIX'
- Kripë, piper
Përgatitja:

Skuqim patëllxhanët e prerë në disqe të mëdha. Në atë vaj skuqim qepën, specat dhe domatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë sallamin e prerë në disqe, patëllxhanët dhe salcën e domates. Shtojmë pak ujë të ngrohtë, e lëmë gjellën të gatuhet dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Komento
Komente

