Përbërësit:
- 3 qepë të mëdha
- 3 thelpinj hudhër
- 4 racione mish sipas dëshirës
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle salcë domate
- Piper i kuq, piper i zi
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj, kaurdisim mishin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë e piper. Shtojmë qepët e prera hollë dhe hudhrën, i kaurdisim derisa të zbuten dhe fillojnë të marrin ngjyrë. Hedhim pak miell, e kaurdisim, më pas shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë. Në fund shtojmë uthullën, rigonin dhe pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet masa. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë në 180°C për rreth 45–60 minuta, derisa të formohet një kore e kuqërremtë dhe salca të trashet.
Komente












