Gjellë tigani me domate dhe speca
Përbërësit:
- 2 qepë
- 2 domate
- 2 speca jeshil
- 1 lç kripë
- Vaj ulliri
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Qepën e prerë hollë në gjysmë hëne e kaurdisim mirë në vaj ulliri. Pasi qepa është zbutur shtojmë specat e prerë në shkopinj dhe domatet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, shtojmë dhe pak ujë të ngrohtë dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë nën mesatare.
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)