Gjellë vere në tigan

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 6 domate
  • 2 qepë
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • 3 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper
  • Djathë i bardhë

Përgatitja:

Priten patëllxhanët në feta të holla. Në një tigan të madh ngrohet pak vaj ulliri dhe kavërdisen qepët derisa të zbuten. Shtohet hudhra e grirë dhe përzihet për 1 minutë. Hidhen domatet e prera në feta ose kubikë dhe lihen të ziejnë derisa të krijojnë salcë. Shtohen patëllxhanët, kripë dhe piper sipas dëshirës. Mbulohet tigani dhe gatuhen në zjarr të ulët 20–25 minuta, derisa patëllxhanët të zbuten plotësisht. Në fund shtohet majdanozi i grirë, pak vaj ulliri dhe djathë të bardhë sipas dëshirës.