Gjatë vitit të kaluar, në kulmin e fluksit të emigrantëve, Gjermania miratoi ligjin për vendosjen e kontrolleve në pikat kufitare.
Ky ligj parashikohej të kishte fuqi deri në muajin shkurt, kohë kur do të shfuqizohej automatikisht, por tashmë politikanët gjermanë kanë kërkuar zgjatjen e kohës së qëndrimit në fuqi të këtij ligji.
Zëdhënësi i kancelares gjermane, Ankela Merkel, për politikën e brendshme, Stephan Mayer, është shprehur se kontrolli në kufi do të vazhdojë për aq kohë sa rreziku dhe kërcënimi të jenë në nivele të larta.
Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm,Thomase De Maiziere, është shprehur pro kohëzgjatjes së qëndrimit në fuqi të ligjit, duke u shprehur se synon ta mbajë në fuqi shumë më gjatë se sa muaji shkurt.
Gjermania u përball me një sulm terrorist në Berlin vetëm pak ditë më parë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë. Si pasojë e këtij sulmi, me shumë mundësi afati i qëndrimit të këtij ligji në fuqi do të zgjatet.
Por edhe nëse politikanët gjerman vendosin një zgjatje të afatit, duhet të marret një aprovim nga Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com