SHKODËR- Një sasi e madhe lënde narkotike, rreth 100 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës ditën e sotme.
Sasia e drogës është sekuestruar në fshatin Bardhaj, e cila ishte në një ambient në proces tharje, ndërsa dyshohet se kultivohej nga 15 persona.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa mësohet se deri tani 15 persona janë shoqëruar.
Komento
Komente




