Shkencëtarët amerikanë janë duke hetuar shkakun e ngordhjes së dhjetërave delfinëve në Bregdetin Lindor të Oqeanit Atlantik, pasi shifrat janë alarmante.
Më shumë se 120 gjitarë të ngordhur janë zbuluar që prej muajit të qershorit, në Virxhinia dhe New Jersey, tha Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike Amerikane.
Specialistët mendojnë se shkaku i ngordhjes së tyre janë algat e dëmshme, viruset infektive, lëndimet për shkak të përplasjeve me anijet në det të hapur apo nga ndotjet e ujit nga materialet kimike, biologjike dhe fizike të njeriut.
Megjithatë shkaku nuk është përcaktuar, por nga analizat e para, u tregua se shkaku mund të jetë një patogjen infektiv, thonë zyrtarët.
Charles Potter, një shkencëtar amerikan mblodhi mostra në mesin e delfinëve të vdekur dhe u shpreh se kjo ngjarje është e frikshme.
Vetëm në këtë muaj janë gjetur 28 delfinë të ngordhur përgjatë brigjeve të Oqeanit Atlantik. Shkencëtarët kanë paralajmëruar publikun që të mos u afrohen trupave të ngordhura pasi ata mund të trasmetojnë sëmundje infektive.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com