Gjenden 13 mln euro në
apartamentin e ish-ministrit

Gjenden 13 mln euro në<br />apartamentin e ish-ministrit
Plot 13 milion euro janë gjendur në apartamentin e një ish-ministri në Brazil.

Policia federale ka njoftuar kryerjen e një prej aksioneve më të mëdha në sekuestrimin e parave në vend.

Në apartamentin e ish-ministrit Geddel Vieira u gjendën 42.3 milion Reais, barabartë me 11.4 milion euro, dhe 2.7 milion dollarë.

Vieira, ish-ministër në qeverinë e presidentit Michel Temer, ka qenë i akuzuar për pengim të drejtësisë në lidhje me shpërdorimin e fondeve publike nga banka shtetërore braziliane, Caixa Económica Federal, një krim për të cilin po përballet me një arrest shtëpiak.

Sipas policisë braziliane, ish-ministri përdorte apartamentin si një lloj bunkeri ku fshihte paratë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza