Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia dhe një person tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar rreth 160 kubikë me fidanë kanabisi.
Arrestimi i 18-vjeçarit me inicialet, E.S, banues në Tiranë së bashku me personin e shpallur në kërkim i kishin kultivuar fidanët e kanabisit në zonë të pyllëzuar në njësinë Administrative Orenjë, ndërsa po përgatiteshin për kultivimin e këtyre bimëve në tokë.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, P.I, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Komente

