VLORË- Zona e Skelës në Vlorë, pranë Portit të qytetit, duket se në nëntokë ka të fshehura një sasi të konsiderueshme predhash.
Pasditen e sotme, janë gjetur edhe 2 predha të tjera. Nga sa mësohet, ato mund t’i përkasin periudhës Luftës së Dytë Botërore.
Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.
Edhe pak ditë më parë, janë gjetur 15 predha, pikërisht në këtë zonë.
Komento