Rreth 3491 bimë kanabis janë zbuluar nga kontrollet e policisë të ushtruara në disa fshatra të thella në Shkodër. Bimët e gjetura u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
Në kuadër të fazës së shtatë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, policia ka zbuluar me anë të dronëve 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.
Në operacion u përfshinë 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Megaoperacini policor antikanabis i koduar “Alpe të pastra” vijon mbrëmjen e djeshme në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë.
Ministri i Brendshëm informon se deri tani janë asgjësuar 6210 bimë narkotike dhe nxit policinë për më shumë.
“Presim më shumë goditje si këto” shkruan Balla në një postim në facebook.
Komente






Hahaha Shkodra është PS, mos harroni
Përgjigju