Në fshatin Zimaj të Lezhës, nëpërmjet dronëve u gjendën 520 fidanë kanabis të cilët më pas u asgjësuan nga policia me anë të djegies.

Autori i dyshuar është një 45-vjeçar me iniciale P.L i cili është shpallur në kërkim.

Gjithashtu u vunë nën hetim 55-vjeçari me iniciale D.D, me detyrë kryetari i fshatit Zimaj dhe 55-vjeçari me iniciale P.N me detyrë specialist roje mjedisi, mbi të cilët rëndon vepra penale “Shpërdorim i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.