Hetuesit në rajonin jugor të Khersonit të Ukrainës të çliruar së fundmi kanë zbuluar 63 trupa me shenja torture pasi forcat ruse u larguan nga zona, citohet të ketë thënë ministri i brendshëm i Ukrainës të enjten.
"Tani, 63 trupa janë zbuluar në rajonin e Khersonit, por ne duhet të kuptojmë se kërkimi sapo ka filluar, kaq shumë biruca të tjera dhe vende varrimi do të zbulohen,", raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
Po ashtu janë publikuar fotografi rrëqethëse që tregojnë brendësinë e një dhome torture të përdorur nga trupat ruse në qytetin e sapoçliruar. Dhoma e torturës është e më e fundit nga disa që janë zbuluar në qytet, ikjes së rusëve, ndërsa u përballën me disfatën nga ushtria e Ukrainës, që përparonte.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë







