Gjenden 635 bimë kanabisi në disa fshatra të Krujës, kultivuesit e tyre nuk dihen ende

Gjenden 635 bimë kanabisi në disa fshatra të Krujës, kultivuesit e tyre nuk dihen ende

Kanabisi i gjetur

Në vijim të kontrolleve të kryera në disa fshatra të thella të Krujës, policia ka gjetur dhe ka asgjësuar 635 bimë kanabisi, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Në kuadër të fazës së 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, Policia Krujë, zbuloi 635 bimë kanabisi, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash.

Për pasojë bimët e kultivuara u asgjësuan me anë të djegies.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë kanabis

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?