TIRANË- Në 2017, Kujtim Çaushi u vu në pranga pasi në pjesën e pasme të banesës së tij iu gjet pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë...sot pas 5 vitesh ai është shndërruar në pronar i një depoje armësh, ku kishte gjithçka që duhet për të organizuar një atentat të mirëorganizuar.

Një shtëpi e braktisur në Kodër Mëzez e kshte shndërruar në një depo ku kishte fshehur arsenalin e armëve që nga granatat, snajeperat me dylbi, mitraloz, silenciator, 3 makina, njëri prej të cilave i blinduar, 3 motor pa targa, 4  palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, fenelina policie, paruke, jet ski. Uniformat blu kanë arritur që ta vënë në pranga 62-vjeçarin, me precedent të mëparshëm penal, teksa është shpallur në kërkim i biri, Erlind Çaushi.

Ashtu si kurse mund të shikohet në videon e vënë në dispozicion nga Policia, banesa ishte lokalizuar në një zonë jo shumë të populluar, një shtëpi e braktisur 3 katëshe, në të cilën ishin fshehur makinat si edhe armët. Dyshimet janë të forta se këto armë iu shiteshin grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje. Policia po përpiqet të dokumentojë edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Ky është arsenali i katërt brenda pak muajsh që është zbuluar në kryeqytet. I pari u gjet në 16 qershor, brenda një vile e katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës e në pranga ra Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç. Ndërkohë, në 21 qershor u gjet një tjetër arsenal i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo "depo" armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit. Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri. Teksa një tjetër është gjetur në mes të Tiranës, ku u gjetën shootgun, armë automatike e 4 silenciatorë teksa në pranga kanë në 2 të rinj.

Çfarë u gjetën në magazinë
– 2 granta hedhëse të lehta kundra tank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motora pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Kush është 62-vjeçari që u arrestua sot, nga një pistoletë ‘Glock’ në 2017 ‘rriti biznesin’, ndërtoi një depo armësh

1660848757_15978680238571619902015251412846n500x666.jpg

Kujtim Caushi, 62-vjeç, që u arrestua ditën e sotme nga policia pasi kishte ngritur një depo armësh me snajper, mitraloza, automatikë, makina të blinduara e granata, rezulton një person me precedent penal të mëparshëm. Caushi është arrestuar në vitin 2017 pasi gjatë një kontrolli që i është ushtruar atë kohë në banesën e tij, është kapur me një armë zjarri pistoletë të tipit ‘Glock’, me një krehër dhe 13 fishekë.

Ora 20:33
Automatikë, snajper, granata, mitraloza e makina të blinduara, dalin pamjet nga banesa e kthyer në arsenal armësh

 

Një banesë e braktisur e kthyer në një arsenal të vërtetë armësh. Këto janë pamjet që vijnë nga brenda banesës ku kapën automatikë, snajper, granata e makina të blinduara. Polica ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kujtim Çaushi dhe ka shpallur në kërkim Erlind Çaushin, djalin e tij.

Konkretisht policia gjeti në banesë:

– 2 granta hedhëse të lehta kundra tank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motora pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie