Gjenden dy makina të djegura në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia: Gjashtë të shoqëruar (VIDEO+FOTO)

Dy automjete janë gjetur të djegura në Vlorë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se automjetet e djegura janë gjetur në lagjen “Cole” dhe mbrapa Rivierës.

Makinat e djegura janë një automjet “Benz” Rexhina dhe një Toyota Yaris, siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Report Tv.  Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Nga të dhënat paraprake, nuk ka viktima. Report Tv mëson gjithashtu se mjeti Toyota Yaris ishte në pronësi të shtetasit Seit Seitaj.

Policia në reagimin e saj zyrtar tha se paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar deri më tani 6 persona. Blutë e Vlorës thonë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 03.09.2018, rreth orës 01:50, në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në automjetin tip Benz me targa AA 303 OM, në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.

Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip "Toyota" me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit S.S.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qellimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WBM: 03/09/2018 14:51

    O faik HAJDE ore MERR RAMEN me TELEFON SE Jane DJEGUR DY MAKINA.I KA DJEGUR SALA .XHAFAJ E PA DHE KY KOKRRUARI SHEFI I POLICISE E PA PO NUK UA MBAN .MENDOJNE SE KA DORE TAHIRI DHE CYRBJA NE VLORE . SI TJA BEJME .KE TE BEJME ME FAJ.?? PERGJIGJET RAMA .JAM ME LEJE.PO LUAJ ME DJALIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë