TIRANE- Një ditë pasi “4 babagjyshët” kryen grabitjen e vitit, duke marrë flori me vlerë rreth 300 mijë euro në TEG, dalin në dritë të dhëna të vakëta që mund të përcaktojnë vetëm prova të tërthorta. Fillimisht, që në orët e para të mëngjesit, 2 automatikë kallashnikovë, një palë xhinse, një bluzë janë gjetur nga policia e kryeqytetit në një kosh mbeturinash pranë zonës së Sanatoriumit në lagjen Sauk të kryeqytetit. Armët janë gjetur pak kilometra larg qendrës tregtare TEG. Policia dyshon se këto armë dhe rrobat e gjetura i përkasin 4 babagjyshëve. Aktualisht këto prova materiale janë dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme, ku po analizohen për të gjetur ndonjë gjurmë që lidh këto sende me autorët.
Por të dhënat që priten janë të vakëta, pasi autorët mbanin dorashka dhe s’ka shanse të kenë lënë shenjë gishtash mbi armë, përveçse nëse e kanë shkrehur dhe krahasohen baruti në duart e tyre, ose nëse kanë lënë shenja te plumbat. Ndërkaq, dëshmitarët kanë thënë se hajdutët flisnin në theks verior, ç’ka e ka bërë grupin hetimor të dyshojë se autorët janë ose nga Veriu i Shqipërisë ose nga Kosova, por fakti që janë profesionistë nuk vihet në dyshim. Deri në këto momente nga blutë e kryeqytetit janë shoqëruar 14 persona të cilët kanë dhënë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e ngjarjeve.
Automjeti tip Benz me targë AA 147 FY i cili është përdorur nga grabitësit rezulton në pronesi të shtetasit Xhelil. A 51 vjeç banues në rrugën “Don Bosko”. Sipas policisë mjeti përdorej nga shtetasi në fjale dhe djali i tij. 51-vjeçari po vijon të merret në pyetje për të sqaruar pozitën e tij me pronësinë e mjetit, ndërsa ka deklaruar se e kishte shitur një vit me parë. Targat e mjetit tip “Benz” janë false dhe i përkasin një tjetër mjeti.
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com