Sarandë/ Gjendet koka e një njeriu në afërsi të xhamisë në fshatin Xarë! Trupi gjendet i groposur, dyshohet se i përket një çobani të humbur

SARANDË- “Një trup, jo i dekompozuar është gjetur në varrezat e Kllogjerit në fshatin Xarrë. Ekspertët mjeko-ligjor të ardhur nga Tirana kanë konstatuar se pjesa e trupit ishte e shkëputur nga koka. Ndërkohë po hetohet për përcaktimin e identitetit”.

Policia e Sarandës u njoftua mbrëmjen e së martës, 14 nëntor 2023, për mbetjet e një kufomë, pranë xhamisë në Varrezat Monumentale të viktimave të popullatës çame në Kllogjer.

Menjeherë nisën kërkimet, ku fillimisht u gjet koka në një vend të fshehtë, mbushur me mbeturina, ndërmjet mureve të xhamisë. Fare pranë u gjet dhe trupi i shkëputur nga koka, në proces dekompozimi. Report TV sjell pamjet nga kërkimet që u zhvilluan sot në xhaminë e varrezave të Kllogjerit.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kryejnë gjithë procesin e mbledhjes së mbetjeve trupore të cilat do të ekzaminohen në laboratorin shkencor të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandë po vijon punën për identifikimin e personit që i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Report Tv, përmes burimeve mëson se dyshimet e para janë për një person të zhdukur 4 muaj më parë. Mendohet se është trupi i një çobani nga zona e Elbasanit që punonte në Konispol, rreth 50 vjeç, thanë burimet. Megjithatë për idenfikimin e saktë hetuesit do të presin ADN dhe analizat e laboratorit shkencor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
KUJDES, FOTO E RËNDË/ Dje u gjet koka, zbulohet edhe trupi i groposur në fshatin Xarë në Konispol

1700046916_Screenshot2.jpg

Policia e Sarandës ka gjetur edhe trupin e groposur të një personi në fshatin Xarë në Konispol. Mbrëmjen e 14 nëntorit u zbulua koka e groposur, ndërsa tani është gjetur edhe trupi. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se trupi i groposur i përket një çobani që rezulton i zhdukur prej disa kohësh.

Ora 10:01
KUJDES, FOTO E RËNDË/ Koka e një njeriu u gjet e groposur në fshatin Xarë, policia e Sarandës: Do ekzaminohet se kujt i përket

1700047057_01010.jpg 

Policia e Sarandës ka reaguar për mbetjet kockore që janë gjetur një natë më parë në fshatin Xarë të Konsipolit. Policia thotë se ishin në proces dekompozimi dhe se do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të vërtetuar se kujt i përkasin.

Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja