SERBI- Në varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetjet mortore të 37 shqiptarëve të Kosovës.
“Zhvarrosja vazhdon dhe së shpejti puna do të filloj në një vend të afërt, i cili ndoshta përmbanë më tepër mbetje të shqiptarëve të Kosovës”, tha Velko Odalloviç, shef i Komitetit për personat e pagjetur të Serbisë.
Besohet se mbetjet janë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë konfliktit në vitin 1999, dhemë pas janë dërguar në varreza masive në Serbi, me qëllim që të fshihen gjurmët e krimit.
Disa varre masive të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe atë më të madhin, me mbetjet e rreth 1000 shqiptarëve në periferi të Beogradit, janë gjetur në Serbi pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviç, në vitin 2000.
Varreza në Rudnicë për një kohë të gjatë ishte vend i dyshuar për varrezë masive, por autoritetet e Beogradit i kanë ndalur hetimet për vite të tëra.
Urdhëri që shqiptarët e Kosovës, të vrarë nga forcat serbe, të varroseshin në Serbi, i kishte gjurmët në një takim të qeverisë së Sllobodan Millosheviç, gjatë bombardimeve 78 ditore të NATO-s kundër ushtrisë serbe, që përfunduan në qershor të vitit 1999.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com