Gjenden mikroplastikë edhe në indet e zemrës së njeriut

Gjenden mikroplastikë edhe në indet e zemrës së njeriut

Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojërat janë zbuluar për herë të parë në mostrat e gjakut dhe indet e zemrës. Një ekip nga Spitali Anzhen i Pekinit në Kinë, siç raportohet nga Daily Mail, mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë të kirurgjisë në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit.

Nëntë lloje plastikash u gjetën në 5 lloje të indeve të zemrës, ku dhjetëra deri në mijëra copa mikroplastikë individuale u zbuluan duke përdorur lazer, ku sasitë ndryshonin tek pacientët, raportojnë mediat e huaja.

“Zbulimi i mikroplastikës është shqetësues dhe nevojiten më shumë studime për të hetuar se si ato hyjnë në indet e zemrës, si ndikimi i tyre i mundshëm në prognozën afatgjatë edhe pas operacionit kardio”, deklaruan shkencëtarët që ishin pjesëmarrës.

Ata shtuan se studimi i tyre, i botuar në revistën Environmental Science & Technology, theksoi se proçedurat invazive mjekësore si operacioni në zemër, janë një rrugë e anashkaluar për hyrjen e plastikës në trup.

Në gjak plastika mund të ngjitet në membranën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen, ku gjithashtu janë të lidhura edhe me zhvillimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe me problemet e fertilitetit. Qelizat nuk mund të shpërbëjnë grimcat plastike në trup.

Shkencëtarët e kanë zbuluar edhe më parë mikroplastikën e cila mund të gjendet në mushkëritë, trurin dhe gjakun e njerëzve të gjallë dhe kufomave, por ajo që mbetet ende për tu studiuar është se sa plastikë hyn në trupin tonë.

Çfarë janë mikroplastika

Mikroplastika janë copa të vogla plastike dhe zakonisht janë më të vogla se 5 milimetra.  Ato ndahen në dy kategori kryesore: primare të cilat lëshohen drejtpërdrejt në mjedis dhe dytësore të cilat vijnë nga sende plastike më të mëdha si qeset plastike, shishet dhe rrjetat e peshkimit.

Sipas Parlamentit Evropian, primare vlerësohet të përbëjë 15% deri në 31% të mikroplastikës në oqeane dhe dytësore 69% deri në 81% të mikroplastikës të pranishme në oqeane.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)