TIRANE - Janë gjetur në kryeqytet tre vajzat e denoncuara të humbura në qytetin e Korçës. Tre vajzat e mitura , të moshës 8, 10 dhe 13 vjeçe të cilat ishin shoqe me njëra tjetrën, kishin humbur sot. Denoncimi i humbjes është bërë nga familjet e tyre, pasi ato kishin dalë mesditën e sotme dhe nuk ishin kthyer më në shtëpi.

Sipas policisë, vajzat e denoncuara si të humbura janë me inicialet B.D, XH.H dhe K. Z dhe banojnë në "Lagjen Franceze" në qytetin e Korçës.

Tre të jmiturat janë gjendur në Tiranë tek motra e njërës prej tyre dhe kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e motrës së njërës prej vajzave, ato kishin udhëtuar me fugon nga Korça.

Policia ka shoqëruar të afërmin ku u gjendën vajzat pasi nuk kishte telefonuar familjet për të njoftuar se ato ndodhen aty. Shoqërimi në polici u bë për të sqaruar se si kishin shkuar vajzat nga Korça drejt Tiranës.

Lajmi u përditësua

Redaksia Online
(mag/b.m/shqiptarja.co
m)